Gjermania: Planet ruse për bllokimin e Detit të Zi shumë problematike
BKT
   Bota

Gjermania: Planet ruse për bllokimin e Detit të Zi shumë problematike

Mes tensioneve në rritje për manovrat ushtarake të Moskës, Gjermania i ka quajtur “shumë problematike” planet e raportuara ruse për të bllokuar pjesë të Detit të Zi, të cilat së fundi mund të ndikojnë në hyrjen për në portet e Ukrainës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Christofer Burger, u tha gazetarëve në Berlin se “kufizimet në të ashtuquajturën kalim paqësor nëpër ujërat bregdetare për një periudhë kaq të gjatë kohore janë të papara dhe shumë problematike sipas ligjit ndërkombëtar”.

“Dhe, për sa u përket ujërave ndërkombëtar dhe ujërave bregdetare të Krimesë së aneksuar, ne e shohim këtë si në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, shtoi Burger.

Rusia, e cila mbështet separistët në Ukrainën Lindore, aneksoi gadishullin e Krimesë në vitin 2014.