18:51 / 27.04.2021
373 viktima të tjera në Itali, 500 mijë vaksinime në një ditë
Italia shënoi një tjetër ditë me bilanc negativ për sa i përket pandemisë. Gjatë 24 orëve të fundit nga 302 mijë tamponë të kryer, 10404 prej tyre rezultuan pozitivë. Gjithashtu 373 persona të tjerë humbën jetën, duke e çuar bilancin total të fataliteteve në 119.912 që nga nisja e pandemisë.
Gjatë 24 orëve të fundit 368 mijë persona të tjerë kanë marrë dozën e parë të vaksinës ndërsa 133 mijë të tjerë dozën e dytë.
Që nga nisja e fushatës së vaksinimit në Itali janë vaksinuar rreth 8.8% e popullsisë.























