Havolli tregon pse punëtorët shëndetësorë nuk vaksinohen
BKT
Shëndetësi

Havolli tregon pse punëtorët shëndetësorë nuk vaksinohen

Ish-kryetari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Fitim Havolli thotë se shumë punëtorë shëndetësorë kanë refuzuar vaksinën ngase kanë qenë duke e kaluar virusin, ose ka nga ta që sapo e kanë kaluar.

Ish-kryetari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Fitim Havolli, ka konfirmuar se mbi 5 mijë punëtorë shëndetësorë kanë marrë vaksinën anti-Covid.

Tutje Havolli tha se nuk është e vërtetë që profesionistët shëndetësorë kanë refuzuar marrjen e vaksinës për shkak të disa konspiracioneve.

Sipas tij, shumë nga ta kanë refuzuar të vaksinohen ngase kanë qenë duke e kaluar virusin, ose ka nga ta që sapo e kanë kaluar.

“Sipas të dhënave që i kemi edhe publike janë diku mbi 5 mijë persona shëndetësorë që e kanë marrë, dhe mbi 13 mijë profesionistë në të gjithë vendin, mirëpo që e vërteta është që sa kam komunikuar me ata që nuk e kanë marrë, nuk kanë thënë që nuk e kanë marrë ose refuzuar për diçka, por për arsye tjera”, tha Havolli për EO.

Havolli e sheh bashkëpunimin me Qeverinë dhe personelin shëndetësor si një zinxhir të rëndësishëm për tejkalimin e pandemisë.

Sipas tij, është vaksina dhe mosanashkalimi nga marrja  e saj.

“Bashkëpunimi duhet të jetë i padiskutueshëm si zinxhir i një sektori sidomos në shëndetësi, sa i përket pandemisë”.

“Siç po e shohim ne, përderisa nuk është duke u siguruar vaksina dhe nuk është duke iu qasur këtij problemi dhe nuk po shihen askund vaksinat. Unë mendoj që kjo do duhej të ishte prioritet edhe për këtë qeveri edhe për të gjitha institucionet, sepse e vetmja shpresë dhe e vetmja dritë në fund të tunelit është vaksina dhe kjo ishte dashur të mos hezitohej dhe të mosanashkalohej. Por ne po shohim që vaksina nuk ka ndonjë epilog se kur do vijë dhe sa do të vijnë”, përfundoi ai.


MË SHUME NGA Shëndetësi