Libia ka në plan të krijojë fonde për rindërtimin e vendit
BKT
   Bota

Libia ka në plan të krijojë fonde për rindërtimin e vendit

"Qeveria do të krijojë fonde për rindërtimin e qyteteve të dëmtuara nga lufta të tilla si Benghazi, Tripoli dhe Sirte", tha Dbeibeh pa dhënë detaje tjera.

Kryeministri i Libisë, Abdul Hamid Dbeibeh, ka deklaruar se qeveria libiane ka në plan të krijojë fonde për të rindërtuar qytetet dhe zonat e dëmtuara nga lufta civile.

Deklaratat e kryeministrit Dbeibeh erdhën gjatë një takimi të kabinetit në kryeqytetin Tripoli.

"Qeveria do të krijojë fonde për rindërtimin e qyteteve të dëmtuara nga lufta të tilla si Benghazi, Tripoli dhe Sirte", tha Dbeibeh pa dhënë detaje tjera.

Nuk ka vlerësime zyrtare të kostos së projekteve të rindërtimit të nevojshme në Libi. Megjithatë, kreu i Federatës së Përgjithshme të Odave të Tregtisë dhe Industrisë të Libisë, Mohammad Raied, vlerësoi koston e këtyre projekteve në rreth 50 miliardë dollarë.

Më 5 shkurt, grupet politike rivale të Libisë gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara (OKB) në Gjenevë u pajtuan për të formuar një qeveri të përkohshme për të udhëhequr vendin drejt zgjedhjeve që planifikohen të mbahen në muajin dhjetor.

Delegatët libianë zgjodhën Mohammad Menfi-n për të kryesuar një Këshill Presidencial me tre anëtarë dhe Dbeibeh si kryeministër të ri.

Libianët shpresojnë se qeveria do t'i japë fund viteve të luftës civile që ka përfshirë vendin që nga dëbimi dhe vrasja e Muammar al-Gaddafi në vitin 2011.