Frika nga Navalny, policia ruse ia prish edhe muralin
Autoritetet ruse reaguan shpejt për të mbuluar me ngjyrë të verdhë një mural të madh, në të cilin ishte paraqitur figura e opozitarit të burgosur, Alexei Navalny, duke e bërë formën e zemrës me duar. Murali ndodhej në një ndërtesë në qendër të qytetit perëndimor rus, Shën Petersburg.
Murali i Navalnyut në vendlindjen e presidentit Vladimir Putin e shfaqte kryeopozitarin të buzëqeshur, por rrjeti i tij i aktivistëve është në rrezik që të shpallet ekstremist dhe i ndaluar me ligj. Në mural ishte edhe mbishkrimi “një hero i një kohe të re”.
Policia arriti te vendi i muralit të mërkurën në orën 9 të mëngjesit dhe punëtorët filluan ta ngjyrosnin muralin me ngjyrë të verdhë brenda 90 minutave. Nuk është e qartë se kush ishte autor i muralit, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.























