UNESCO i jep çmim për liri të shtypit gazetares filipine Maria Ressa
Ressa, një ish-reportere kryesore e Azisë për rrjetin amerikan CNN dhe drejtuese i rrjetit të brendshëm ABS-CBN News, aktualisht menaxhon agjencinë e lajmeve Rappler.
Agjencia kulturore e Kombeve të Bashkuara të mërkurën ka dhënë çmimin vjetor të lirisë së shtypit për gazetaren filipine Maria Ressa, raportimi i së cilës e ka bërë atë një shënjestër të gjyqësorit të vendit të saj dhe fushatave të urrejtjes në internet.
Ressa, një ish-reportere kryesore e Azisë për rrjetin amerikan CNN dhe drejtuese i rrjetit të brendshëm ABS-CBN News, aktualisht menaxhon agjencinë e lajmeve Rappler.
Raportimi i gazetares ka tërhequr zemërimin e liderit filipin, Rodrigo Duterte.
Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) ka deklaruar se ajo ka qenë e përfshirë në shumë nisma ndërkombëtare për të promovuar lirinë e shtypit dhe u arrestua disa herë “për krime të pretenduara në lidhje me ushtrimin e profesionit të saj”.
Ndërsa agjencia e lajmeve Rappler ka thënë se Ressa, ka qenë subjekt i një fushate të qëndrueshme abuzimesh, kërcënimesh dhe ngacmimesh gjinore në internet.
Në një moment, ajo mori mesatarisht mbi 90 mesazhe urrejtjeje në orë në Facebook.
“Lufta e paqartë e Maria Ressa për lirinë e shprehjes është një shembull për shumë gazetarë në të gjithë botën”, tha kryetari i jurisë Marilu Mastrogiovanni në deklaratë.
“Rasti i saj është emblematik i trendeve globale që përfaqësojnë një kërcënim real për lirinë e shtypit dhe për funskionimin e demokracisë”, shtoi Mastrogiovanni.
Ressa, e cila është 57 vjeçe, u thirr nga gjykata muajin e kaluar për të mohuar akuzat për shmangien e taksave ndërsa autoritetet vazhduan një goditje kundër mediave të pavarura të vendit.
Rappler tre vjet më parë u etiketua për një “lajm të rremë” nga Duterte dhe Ressa që atëherë ka qenë subjekt i të paktën 11 hetimeve në biznisin e saj.
Ajo tha se çështjet ligjore janë shpagim për kritikat e saj ndaj politikave të presidentit, duke përfshirë luftën e tij kundër drogës që ka vrarë mijëra njerëz.
Vitin e kaluar Ressa, e cila u emërua personi i vitit në 2018, u dënua për shpifje kibernetike nga një gjykatë në Manila.
Por më vonë ajo u lirua me kusht dhe gjatë pritjes së vendimit të gjykatës së apelit pretendohej se ajo mund të dënohej me gjashtë vjet burg.
Çështje të tjera kundër saj janë ende në pritje të një vendimi.
Duterte është përballur me thirrje ndërkombëtare për të tërhequr të gjitha akuzat kundër reporteres veterane, me grupet e të drejtave që thonë se ato përbëjnë ngacmim shtetëror.























