Amazon lajmëron për rritje të pagave
BKT
Tech

Amazon lajmëron për rritje të pagave

Ekzekutivi i Amazon-it, Darcie Henry, ka bërë të ditur se kompania po planifikon që nga mesi i muajit maj të rrisë pagën edhe për orë pune.

Kompania teknologjike Amazon ka njoftuar se do të rrisë pagat për më shumë se 500 mijë punëtorë, mirëpo nuk po planifikon të rrisë pagën minimale prej 15 dollarësh në orë.

CNN tregon se kjo përpjekje nga Amazon vjen teksa kompania ka ndërmarrë një sërë iniciativash për të punësuar dhjetëra e mijëra të tjerë për shërbimet ndaj klientit dhe rritja e pagave shkon për këto skuadra.

Nga ana tjetër, ekzekutivi i Amazon-it, Darcie Henry, ka bërë të ditur se kompania po planifikon që nga mesi i muajit maj të rrisë pagën edhe për orë pune.

Kjo rritje do të jetë ndërmjet 0.50 dollarë dhe tre dollarë çka përbën një investim prej një miliardë dollarë në total.

Henry ka thënë se “kjo pagë është në krye të industrisë sonë udhëheqëse me të paktën 15 dollarë në orë dhe më shumë se 2.5 miliardë dollarë, të cilat janë investuar vitin e kaluar në bonuse shtesë dhe stimuj për ekipet e vijës së parë”.

Planifikimet e Amazon-it vijnë pas disa javësh shqyrtimi të praktikave të punës në kompani të shkaktuara nga kryengritjet e punonëtorëve të saj në fabrikën e Alabamas.

Tash kompania e ka zgjeruar forcën e saj punëtore në më shumë se 1.3 milionë të punësuar globalisht pasi punësoi gjatë vitit të kaluar 500 punëtorë të rinj teksa përballoi kërkesën në rritje falë pandemisë.

Ndërkohë që rritja e pagave mund të ndihmojë në tërheqjen e punëtorëve të rinj në një kohë kur tregu i punës është i ngushtë, i cili i ka lënë bizniset e tjera të luftojnë për të gjetur punëtorë. 


MË SHUME NGA Tech