Policia ruse ngjyros muralin me Navalny në Shën Petersburg
BKT
   Bota

Policia ruse ngjyros muralin me Navalny në Shën Petersburg

Për 90 min u ngjyros murali i opozitarit rus Alexei Navalny.

Autoritetet ruse kanë ngjyrosur me shpejtësi një mural të madh për opozitarin e burgosur Alexei Navalny, të mërkurën në murin e një ndërtese në qendër të Shën Petersburg.

Murali, në vendlindjen e presidentit Vladimir Putin, tregonte një Navalny të qeshur, rrjeti aktivist i të cilit është në prag të deklarimit të jashtëligjshëm si “ekstremist”. Ata kishin bërë një formë zemre me duart e tij afër slloganit “Heroi i një kohe të re”, shkruan Reuters.

Policia arriti në vendin e ngjarjes në 9 të mëngjesit me kohën lokale. Brenda 90 minutave punëtorët e ngjyrosën atë me ngjyrë të verdhë. Ishte e paqartë se kush e pikturoi muralin.

Navalny, kundërshtari më i deklaruar i Putin-it, po vuan një dënim me burg 2 vjet e gjysmë për shkelje me kusht të një dënimi të mëparshëm që ai thotë se ishte i motivuar politikisht.

Një gjykatë po shqyrton një kërkesë nga prokurori i Moskës për të ndaluar Fondacionin Antikorrupsion të Navalny (FBK) dhe zyrat e tij rajonale me arsyetimin se ata janë ekstremistë. Seanca e ardhshme pritet të zhvillohet sot.

Lyubov Sobol, një aleate e Navalny, u tall me autoritetet për pikturimin e muraleve.

“Kjo është mënyra se si ata transformojnë gjithçka ‘të gjallë’ dhe të bukur në jopersonale dhe ‘të vdekur’. Për ne, Rusia është për lumturinë, për ta është për errësirë dhe ngecje”, shkroi ajo në Twitter.