OBSH kritikon Europën për lehtësimin e masave kufizuese
BKT
   Bota

OBSH kritikon Europën për lehtësimin e masave kufizuese

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar sot Evropën kundër relaksimit të masave kufizuese për ndalimin e pandemisë së koronavirusit, duke shtuar se  “një situatë e ngjashme me atë në Indi mund të shfaqet kudo.”

Drejtori i OBSH-së për Evropën Hans Klugge gjatë një konference për shtyp tha se është gjithmonë një sfidë e madhe për vendet, të cilat kanë lehtësuar masat.

“Edhe kur rastet e reja, shtrimet në spital dhe vdekjet bien, kërcënimi mbetet i pranishëm,” paralajmëroi Kluge.

Varianti indian i koronavirusit është identifikuar në 17 vende, shumë prej tyre në Evropë, transmeton panorama.al.

Ndërkohë Britania e Madhe po heq vazhdimisht bllokimin, ndërsa procesi i vaksinimit vazhdon me ritme të larta. Deri më tani, pothuajse 34 milion të rritur në vend kanë marrë dozën e parë të një vaksine koronavirus, dhe mbi 13 milion janë vaksinuar me dy doza.