Aksident rrugor në Haiti, 21 të vdekur
BKT
   Bota

Aksident rrugor në Haiti, 21 të vdekur

Në Haiti ndodhi një aksident rrugor me autobus, ku gjetën vdekjen 21 veta.

Sikundër raporton AFP, të paktën 21 njerëz kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë plagosur në një aksident trafiku në Haiti.

Ishte të mërkurën që një minibus gjatë rrugës nga kryeqyteti Port-au-Prince në qytetin port të Saint-Marc u përpoq të parakalonte një makinë tjetër, kur u përplas me një autobus.