16:47 / 29.04.2021
Protesta të dhunshme në Kolumbi
Mijëra kolumbianë kanë dalë në rrugë për të protestuar ndaj një reforme të diskutueshme tatimore që qeveria e vendit ka në plan të prezantojë gjatë pandemisë.
Në kryeqytetin Bogotá janë plagosur 31 persona, mes tyre dy policë, raporton Reuters.
Në Cali, veprimi ushtarak u ndërmor kundër protestuesve dhe u vendos një shtetrrethim nga ora 13.00 pasdite, sipas kohës lokale, pasi disa autobusë u dogjën.
Bëhet e ditur se 40 persona janë arrestuar në lidhje me protestat.
Krerët e unionit kanë bërë thirrje për protesta, pavarësisht nga një urdhër gjykate për t'i shtyrë ato për shkak të pandemisë.
Mësohet se të mërkurën, vendi theu një rekord të ri të zymtë me 490 vdekje me covid-19./RTKLive























