SHBA-ja thotë se do t`i përgjigjet Rusisë nëse e mbyll REL-in
Departamenti amerikan i Shtetit tha se në Rusi është në rritje kërcënimi ndaj lirisë së mediave.
Autoritetet ruse kanë goditur Radion Evropa e Lirë dhe organizata të tjera mediatike, duke i gjobitur në bazë të një ligji për "agjentët e huaj".
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, tha më 29 prill se qeveria ruse është gjithnjë e më pak "tolerante ndaj pikëpamjeve të jashtme" derisa bën përpjekje për të heshtur çdo zë mospajtimi në vend.
Rregullatori i mediave ruse Roskomnadzor ka shënjestruar shërbimet në gjuhën ruse të Radios Evropa e Lirë duke u vënë gjoba prej gati 1 milionë dollarë në muajt e fundit për, siç është thënë, qindra shkelje të ligjit për "agjent i huaj".
Së fundi qeveria ruse caktoi mediumin Meduza me bazë në Letoni si një "agjent të huaj".























