Apple akuzohet nga BE për thyerje të konkkurrencës

Apple akuzohet nga BE për thyerje të konkkurrencës

Shefja e rregullatorit anti-trust të Komisionit Europian, Margarethe Vastager shkroi në Twitter se “konsumatorët po humbin”.

Apple është akuzuar për thyerjen e rregullave të konkurrencës së BE-së për mënyrën sesi drejton App Store-in e saj.

Shefja e rregullatorit anti-trust të Komisionit Europian, Margarethe Vastager shkroi në Twitter se “konsumatorët po humbin”.

Kjo ka të bëjë me akuzat e paraqitura dy vjet më parë nga Spotify, i cili pretendon se Apple po mbyste inovacionin.

Apple po përballet me një gjobë të majme dhe mund të detyrohet të ndryshojë politikat e saj nëse argumentet e saj nuk bindin rregullatorët.

“Rregullat e Apple shtrembërojnë konkurrencën në tregun e transmetimit të muzikës duke rritur kostot e zhvilluesve konkurrues të aplikacioneve të transmetimit të muzikës. Kjo nga ana tjetër çon në çmime më të larta për konsumatorët për abonimet e tyre të muzikës në pajisjet iOS”, tha një deklaratë e KE.

Në përgjigje Apple tha se nuk mori asnjë komision për 99% të abonentëve të Spotify.

Rregullatorët e KE dhe SHBA kanë hetuar App Store për dy çështje kryesore; nëse Apple lejon zhvilluesit të informojnë përdoruesit për opcionet e tjera të blerjes jashtë dyqanit dhe komisionin prej 30% që ajo ngarkon për blerjet brenda aplikacionit. Zhvilluesit janë zhgënjyer gjithnjë e më shumë nga e ashtuquajtura taksa të Apple.

Nën presion nga zhvilluesit dhe rregullatorët, Apple ka ulur normën e komisionit në 15% për çdo zhvillues.

Akuza fillimisht u ngrit në 2019 nga bashkëthemeluesi i Spotify, Daniel Ek, i cili tha se Apple ishte “duke kufizuar zgjedhjet dhe duke mbytur inovacionin”.

Një ankesë e ngjashme u paraqit nga firma e tregtisë elektronike Rakuten në mars 2020, duke pretenduar se ishte anti-konkurruese marrja e një komisioni për librat elektronikë të shitur përmes App Store,ë ndërsa promovonte shërbimin e vet Apple Books.