Diplomati i dëbuar nga Bullgari është ndihmës atasheu i Rusisë
Edhe pse zyrtarisht as pala Bullgare dhe as ajo Ruse nuk e kanë bërë të ditur identitetin e diplomatit rusë të deportuar nga Bullgaria, mediat bullgare kanë arritur të mësojnë se diplomati rus i shpallur “person non-grata”, është një nga dy ndihmës atashetëe Ambasadës Ruse në Sofje.
Ambasada Ruse në Sofje ka dy ndihmës atashe, Kolonelin Vladimir Romanchenko dhe Nënkolonelin Alexei Brazhnik.
Koloneli Vladimir Romanchenko mbanë këtë post për më shumë se 10 vite dhe se shërbimi i tij në Bullgari, përkon me kohen kur kishin ndodhur shpërthimet e depove të municioneve.
Për shkak se ka qenë me shërbim në Bullgari në kohen kur ka ndodhur shpërthimi i parë i depove të armatimeve në vitin 2011, pothuajse të gjithë besojnë që personi i deportuar është Koloneli Vladimir Romanchenko.
Nënkoloneli Alexei Brazhnik kishte ardhur me shërbim në Ambasadën Ruse në Sofje më vonë, andaj ka më pak gjasa që të jetë personi i deportuar.
Alexei Brazhnik e ka pasion qitjen me armë dhe për çdo vit ka marr pjesë në turneun e qitjes me armë,që organizohet për nderë të luftës Bullgaro-Serbe, që festohet edhe si dita e Forcave tokësore të Ushtrisë Bullgare.
Brazhnik në vitin 2017, në kategorinë e përfaqësuesve diplomatik të akredituar në Bullgari, kishte zënë vendin e parë dhe për këtë ishte nderuar me medalje dhe mirënjohje.
Vladimir Romanchenko dhe Alexei Brazhnike kishin shef, atasheun ushtarak VasilySazanovich, i cili ishte shpallur “person non-grata” në dhjetorë të vitit të kaluar, pasi ishte zënë duke mbledhur informacione inteligjente, që kishin të bënin me Bullgarinë dhe NATO-n.
Në vend te Sazanovich, në Ambasadën Ruse në pozitën e atasheut ushtarak kishte ardhur Vadim Bazhanov, ndërsa në pozitat e ndihmës atasheve kishin vazhduar punën, Vladimir Romanchenkon dhe Alexei Brazhnik.
Dëbimi i ndihmës atasheut të Ambasadës së Rusisë në Sofje, vije dy ditë pasi që Shërbimi inteligjent-DANS dhe Prokuroria bullgare kishin bërë të ditur se kanë arritur të zbulojnë se mbrapa katër shpërthimeve të depove të municioneve (shpërthimi i parë kishte ndodhur në vitin 2011, ndërsa i fundit në 2020-ten) të biznesmenit Emilian Gebrev, qëndrojnë gjashtë agjentë të Shërbimet inteligjente ruse, të cilat janë përgjegjëse edhe për tentimin për likuidimin e Emilian Gebrev.
Se marrëdhënieve diplomatike Bullgaro-Ruse janë acaruar u pa edhe dje kur Zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, kishte biseduar me Ambasadoren e Rusisë në Sofje, Eleonora Mitrofanova dhe i kishte kërkuar që Rusia të bashkëpunoj në hetimet në lidhje me shpërthimet dhe tentimin për likuidimin e biznesmenit bullgar Emilian Gebrev. Besohet që edhe ambasadorja Mitrofanova është pjesë e Shërbimeve inteligjente ruse
Zaharieva ja bëri me dije ambasadores Mitrofanova, se Bullgaria rezervon të drejtën për të ndërmarr veprime të mëtejme dhe kërkon nga Ambasadori rus në Sofje, që të ndërpres veprimet e Shërbimeve ruse në Bullgari, të cilët shfrytëzojnë si mbulesë postet diplomatike, duke e shkelur Konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike.























