16:34 / 30.04.2021
Mbi 30 të vdekur në betejat kufitare në Azinë Qendrore
Përplasjet midis forcave nga vendet e Azisë Qendrore, të Kirgistanit dhe Taxhikistanit, kanë marrë më shumë se 30 jetë.
Informacioni vjen nga zëvendësministri i Shëndetësisë në Kirgistan, i cili të premten specifikoi numrin në 31 të vdekur dhe mbi 150 të plagosur, që kur shpërtheu dhuna të enjten, njofton aftonbladet.
Betejat kufitare ishin më të ashprat në disa vite.























