Holandë, Rutte gati të formojë qeverinë e re
BKT
   Bota

Holandë, Rutte gati të formojë qeverinë e re

Holanda duket se ka kapërcyer një krizë të madhe qeveritare, mes shenjave se kryeministri Mark Rutte do të jetë në gjendje të formojë një koalicion të ri pasi i mbijetoi një vote mosbesimi në fillim të këtij muaji.

“Shumica e fraksioneve në parlament nuk përjashtojnë më një koalicion me Rutte”, tha ministri i Shtetit Herman Tjeenk Willink.

“Rutte është në gjendje të rifitojë besimin”, vazhdoi ai, duke shtuar se shumica e partive tani shohin tejkalimin e pandemisë së COVID-19 si temën më të rëndësishme.

Ëillink u emërua nga parlamenti për të shpallur një qeveri të re dhe për të gjetur një mënyrë për të dalë nga kriza e besimit.

Besueshmëria e Kryeministrit u dëmtua seriozisht për shkak të vërejtjeve të diskutueshme gjatë bisedimeve të formimit të qeverisë, pasi ai u rizgjodh në mars.

Parlamentarët gjithashtu akuzuan Rutte për mënjanimin e trupit legjislativ duke përdorur marrëveshje të brendshme dhe bllokimin e informacionit.

Por një votë mosbesimi e mëvonshme kundër tij nuk arriti të fitonte shumicën.

Partia e Rutte, VVD, ka nevojë për të paktën katër aleatë të tjerë për një koalicion të shumicës.

Është ende e paqartë se kur do të vazhdojnë bisedimet për koalicionin./atsh