Turqia klasifikon kriptovalutat si pastrim parash
BKT
   Bota

Turqia klasifikon kriptovalutat si pastrim parash

Muajin e kaluar, Banka Qendrore e Turqisë ndaloi përdorimin e aktiveve kripto për pagesa, me arsyetimin se transaksione të tilla ishin të rrezikshme.

“Turqia shtoi platformat e tregtisë së kriptomonedhave në listën e firmave të mbuluara nga rregullimi kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, tha ajo në një dekret presidencial të botuar herët, të shtunën e 1 majit.

Sipas gazetës zyrtare, zgjerimi i fundit i rregullave të vendit, që rregullojnë transaksionet e monedhës, do të hyjë në fuqi menjëherë dhe do të mbulojë “ofruesit e shërbimeve të aktiveve kripto”, të cilat do t’u nënshtrohen rregullave ekzistuese.

Në ditët që pasuan, dy platforma të tregtisë së kriptovalutave, me bazë në Turqi, u ndaluan për hetime të veçanta.

Hetimi për njërin prej tyre, Thodex, çoi në burg të enjten gjashtë të dyshuar, përfshirë vëllezërit e motrat e shefit ekzekutiv të tij, Faruk Fatih Ozer, të cilin autoritetet turke po kërkojnë, pasi ai udhëtoi në Shqipëri, raporton Reuters.

Pas arrestimeve të disa punonjësve në shkëmbimet e kriptovalutës me bazë në Turqi, Thodex dhe Vebitcoin javën e kaluar, zyrtarët qeveritarë thuhet se po planifikojnë të krijojnë një autoritet të bankës qendrore që mund të ruajë pasuritë digjitale.

Sipas një raporti të Bloomberg, një zyrtar i lartë i panjohur në qeverinë turke tha se autoritetet lokale mund të jenë duke krijuar një bankë kujdestarie qendrore që synon eliminimin e rrezikut të palës tjetër për tregtimin e kripto-monedhave.

I njëjti burim pohoi se qeveria po shikonte gjithashtu krijimin e një pragu kapitali për shkëmbimet dhe kërkon që drejtuesit në firmat kripto të kishin një njohuri të caktuar themelore të monedhave digjitale.