Biden me strategji tjetër ndaj Koresë së Veriut
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden do të shqyrtojë diplomacinë me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ku nuk pritet të kërkojë ndonjë “pazar të madh”.
Ndërsa, Jong un po zhvillon një qasje të re, si presion ndaj Pyongyang për të hequr dorë nga armët bërthamore dhe raketat balistike.
Kështu u njoftua nga Shtëpia e Bardhë.
Politikat e SHBA-ve do të zhvillojë “një qasje të ekuilibruar, praktike të hapur”, ku gjithashtu do të hulumtojë diplomacinë me Korenë e Veriut.
Qasja e re pason me rishikim të politikës së Koresë së Veriut, nga administrata e ardhshme e Biden. Pas tre takimeve tërheqëse mes Kim dhe ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, nuk u arrit ndonjë përparim në bindjen e Pyongyang për të hequr dorë nga armët e saj.
Politika e ish-presidentit të SHBA-ve, Barak Obamës, i cili refuzoi angazhimin diplomatik me Korenë e Veriut, në mungesë të veprimeve nga Pyongyang për të ulur tensionet, pati gjithashtu ndikim të konsiderueshëm.
Korea e Veriut, deri më tani, ka refuzuar kërkesat diplomatike nga administrata e Biden-it.
Autoritetet në Pyongyang kanë kërkuar që SHBA dhe aleatët e saj të heqin sanksionet ekonomike të vendosura mbi programet e armëve.
Sekretari për median e Shtëpisë së Bardhe, Jennifer Rene Psaki, nuk dha detaje se cili është hapi tjetër i administratës.
Biden u takua me kryeministrin Japonez, Yoshihide Suga, dy javë më parë, ndërsa pritet të takojë dhe presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, më 21 maj, në Shtëpinë e Bardhë.
Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut njoftoi se SHBA është konsultuar me Korenë e Jugut gjatë gjithë procesit të rishikimit të politikave. Sipas saj, Washington e ka informuar paraprakisht Seulin për përfundimet e saj.
Administrata e Biden-it ka sinjalizuar në të njëjtën kohë një linjë të ashpër mbi të drejtat e njeriut, denuklearizimin dhe sanksionet, ndërsa bën përpjekje diplomatike, për të cilat zyrtarët thonë se janë kundërshtuar nga Pyongyang.























