Sulm me raketa në bazën amerikane në Baghdad
BKT
   Bota

Sulm me raketa në bazën amerikane në Baghdad

Zyrtarët irakianë të sigurisë, thonë se dy raketa ranë në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Baghdadit, ku edhe ndodhet baza ushtarakke amerikane.

Të paktën dy raketa ranë sot në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Baghdadit, thanë zyrtarët irakianë të sigurisë.

Siç deklaruan ata, raketat u lëshuan nga zona afër aeroportit dhe tani për tani, nuk ka informacion për dëme të mundshme materiale ose viktima.

Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për lëshimin e raketës, raporton Reuters.