BE fton ambasadorin rus për ndalimin e hyrjes së anëtarëve të saj në Rusi
BKT
   Bota

BE fton ambasadorin rus për ndalimin e hyrjes së anëtarëve të saj në Rusi

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, deklaroi se ky është vetëm njëri nga një “seri incidentesh” që Rusia ka pasur në ditët e fundit me BE dhe vendet anëtare.

Ambasadori rus në BE, Vladimir Chizhov, ishte i ftuar sot në një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Komisionit Europian dhe Shërbimin Europian të Veprimit të Jashtëm, u njoftua në Bruksel.

Përfaqësuesit e BE-së do t’i paraqesin ambasadorit rus “refuzimin dhe dënimin e vendimit të Moskës” për të ndaluar hyrjen e tetë shtetasve të BE-së në territorin e saj, duke përfshirë nënkryetaren e Komisionit Europian, Vera Yurova.

“Kjo tregon vendosmërinë e Rusisë për të vazhduar konfrontimin armiqësor. BE do t’i përgjigjet kësaj”, tha Stano.

“Brukseli thekson se kreu i diplomacisë së BE, Josep Borrell, është duke u konsultuar me vendet anëtare dhe se BE do të insistojë në një përgjigje “unike dhe më efikase” ndaj Federatës Ruse për “të gjitha veprimet e ndërmarra në muajt e fundit”.