Bangladesh, varka përplaset me anijen, dhjetëra të vdekur
BKT
   Bota

Bangladesh, varka përplaset me anijen, dhjetëra të vdekur

Një zyrtar policor tha se në aksident kanë humbur jetën 26 persona dhe shumë të tjerë janë të zhdukur.

Të paktën 26 persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së një varke me një anije mallrash në Bangladesh.

Sipas lajmit në Dhaka Tribune, varka me shumë pasagjerë mbi Lumin Padma, u përplas me anijen që transportonte rërë.

Zyrtari policor i rajonit Madaripur, Miraj Hossain, tha se në aksident kanë humbur jetën 26 persona dhe shumë të tjerë janë të zhdukur.

Ai njoftoi se 5 persona të shpëtuar po trajtohen në spital.

Vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në rajon.