Avionët izraelitë vijojnë bombardimet në Siri
BKT
   Bota

Avionët izraelitë vijojnë bombardimet në Siri

Siria raportoi sulme ajrore nga ana e ushtrisë izraelite kundër objektivave në provincën veriperëndimore të Latakia.

Mbrojtja ajrore siriane u aktivizua për të ndaluar raketat izraelite dhe disa prej tyre u rrëzuan.

Në njoftimin e autoriteteve siriane bëhet me dije se nga “agresioni izraelit” 1 civil u vra ndërsa 6 të tjerë u plagosën, duke përfshirë një fëmijë dhe nënën e tij.