10:32 / 05.05.2021
Mbi 18 mijë raste të reja me COVID-19 në Gjermani
Gjermania po vazhdon të regjistrojë dhjetëra mijëra raste të reja të infektuara me COVID-19.
Ky shtet ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me koronavirus, ku janë regjistruar 18,034 raste të reja, duke e çuar numrin në 3,451,550 të infektuar, treguan të mërkurën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters.
Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 285 brenda 24 orëve, e në gjithsej 83 mijë e 876.























