Burkina Faso, rritet në 25 numri i viktimave nga sulmi i armatosur
Në një deklaratë të bërë nga qeveria thuhet se numri i të vdekurve u rrit në 25 në sulmin nga persona të armatosur afër kufirit të Nigerit, në lindje të vendit.
Rritet në 25 numri i viktimave në sulmin me armë në fshatin Hantoukoura në Burkina Faso më 3 maj.
Në një deklaratë të bërë nga qeveria thuhet se numri i të vdekurve u rrit në 25 në sulmin nga persona të armatosur afër kufirit të Nigerit, në lindje të vendit.
Sipas deklaratës, rojet e fshatit në rajon "të cilët me guxim iu përgjigjën sulmit" neutralizuan 11 terroristë.
Duke njoftuar se operacionet po vazhdojnë për të gjetur sulmuesit, qeveria theksoi që njerëzit duhet të jenë solidarë me forcat e sigurisë në mënyrë që të garantojnë sigurinë në rajon.
Në një deklaratë të mëparshme të bërë nga autoritetet thuhet se më shumë se 10 civilë humbën jetën në sulm.
Burkina Faso ka qenë skena e sulmeve terroriste që nga viti 2015. Si rezultat i sulmeve që synonin civilë dhe ushtarë, mijëra njerëz duhej të migronin në zona të sigurta, ndërsa në disa zona u shpall gjendje emergjence.























