Një avion i vogël rrëzohet mbi një shtëpi në SHBA, dy të vdekur
Një zyrtar për informimin publik nga Departamenti i Policisë së qytetit Hattiesburg, Ryan Moore, njoftoi gazetarët se dje policia iu përgjigj një thirrjeje se avioni i vogël civil u përplas në një shtëpi në qytetin Hattiesburg.
Dy persona kanë humbur jetën pasi një avion i vogël u rrëzua në një shtëpi në shtetin amerikan Mississippi.
Një zyrtar për informimin publik nga Departamenti i Policisë së qytetit Hattiesburg, Ryan Moore, njoftoi gazetarët se dje policia iu përgjigj një thirrjeje se avioni i vogël civil u përplas në një shtëpi në qytetin Hattiesburg.
Vdekjet u konfirmuan nga asistenti i shefit të zjarrfikësve në Hattiesburg, Danny Wade.
Shkaku i rrëzimit të avionit mbetet i paqartë, ndërkohë është kontaktuar Administrata Federale e Aviacionit e SHBA-së për të hetuar rrëzimin.























