Konservatorët spanjollë sigurojnë fitoren, presion mbi Sanchez
BKT
   Bota

Konservatorët spanjollë sigurojnë fitoren, presion mbi Sanchez

Partia Popullore konservatore e Spanjës shënoi një fitore mbresëlënëse në zgjedhjet e parakohshme rajonale në Madrid, në një fitore që ka të ngjarë të rrisë presionin mbi qeverinë kombëtare.

”Partia Popullore, e udhëhequr nga presidentja e tanishme rajonale Isabel Diaz Ayuso, fitoi 65 nga 136 vendet në parlamentin rajonal”, theksuan autoritetet zgjedhore me rreth 99 % të votave të numëruara.

Ishte më shumë se dyfishi i rezultatit të partisë nga 2019, kur fitoi 30 vende.

Rezultatet zyrtare priten sot.

Ayuso e ka quajtur votimin “fillimin e fundit” të qeverisë kombëtare të krahut të majtë të kryeministrit Pedro Sanchez.

Socialistët e Sanchez humbën 13 nga 37 vendet e tij në rajon, ndërsa tre partitë e krahut të majtë arritën të siguronin vetëm 58 vende mes tyre, duke mos i lënë atyre asnjë shans për të formuar një qeveri.

Në fjalimin e saj të fitores, Ayuso u tha mbështetësve të gëzueshëm se “liria ka fituar sot!”. Ajo tha se një “kapitull i ri” po fillonte në Spanjë dhe se ditët e Sanchez ishin të numëruara.

E përditshmja me ndikim e Spanjës ”El Mundo” publikoi një titull të një banderolë në botimin e saj në internet e cila lexonte “Ayuso rrëzon Sanchez”./atsh