Beaune: Manovrat britanike në Jersey nuk duhet të na impresionojnë

Beaune: Manovrat britanike në Jersey nuk duhet të na impresionojnë

Manovrat britanike në brigjet e ishullit anglo-normand të Jersey, objekt i tensioneve mes Parisit dhe Londrës që kanë vendosur dy anije ushtarake përballë një flote franceze peshkimi, nuk duhet të na impresionojë, deklaroi sekretari francez i Çështjeve Europiane, Clement Beaune.

“Kam biseduar me David Frost, ministri britanik i ngarkuar për marrëdhëniet me Bashkimin Europian. Vullneti ynë nuk është të mbajmë tensione por të kemi një aplikim të shpejtë dhe të plotë të marrëveshjes. Asgjë përveç marrëveshjes dhe çdo marrëveshje”, deklaroi  Beaune, ndërkohë që marina franceze ka dërguar dy anije në afërsi të ishullit./atsh