Macron dënon rivendosjen e skllavërisë nga Bonaparti

Macron dënon rivendosjen e skllavërisë nga Bonaparti

Presidenti francez, Emmanuel Macron dënoi rivendosjen e skllavërisë nga Napoleon Bonaparti si një “tradhti ndaj shpirtit të iluminizmit”.

”Ky gabim u korrigjua vetëm në 1848 kur Franca shfuqizoi përfundimisht skllavërinë”, tha ai gjatë një ceremonie përkujtimore për 200-vjetorin e vdekjes së Napoleonit.

Napoleoni vdiq në mërgim në 1821 në ishullin e shën Helenës, por ende vazhdon të ndajë francezët edhe sot.

Disa e shohin atë si një reformator dhe themelues të institucioneve të rëndësishme të tilla si banka qendrore ”Banque de France”, ndërsa të tjerët e shohin atë si një autoritar që rivendosi skllavërinë e kolonive në 1802.

“Napoleon Bonaparti është pjesë e jona. Napoleoni dëshironte arsyen, shkencën dhe teknologjinë për ta vendosur të gjithë vendin në rrugën e përparimit”, theksoi Macron.

Ai gjithashtu vuri në dukje se monumentet kryesore të Parisit të tilla si Harku i Triumfit dhe ”Rue de Rivoli” datojnë që nga Napoleoni.

Sidoqoftë, Macron tha se Napoleoni interesohej pak për jetën e njerëzve në betejat e tij.

Sipas vlerësimeve të fundit, deri në një milion njerëz kanë vdekur vetëm në Francë.

Macron më pas mori pjesë në një ceremoni në varrin e Napoleonit në Paris./atsh