Iran, 338 të vdekur dhe mijëra raste të reja me COVID-19

Iran, 338 të vdekur dhe mijëra raste të reja me COVID-19

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë theksohet se 18.409 raste të infeksionit janë regjistruar në 24 orët e fundit, nga të cilat 2.441 persona janë shtruar në spital.

Në Iran si pasojë e infeksionit të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 338 persona, duke e rritur numrin e të vdekurve gjithsej në 73.906, raporton Anadolu Agency.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë theksohet se 18.409 raste të infeksionit janë regjistruar në 24 orët e fundit, nga të cilat 2.441 persona janë shtruar në spital.

Gjithsej 2.610.018 njerëz janë infektuar me koronavirus në këtë vend.

Janë 5.515 persona në njësitë e kujdesit intensiv, ndërsa deri më tani 2.057.692 njerëz janë shëruar nga infeksioni.

Deri më tani, janë kryer më shumë se 16,65 milionë teste për praninë e virusit.

Në Iran, më shumë se 1,18 milion persona morën dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa dozën e dytë 244.526.