SHBA, Kanadaja e Norvegjia do t`i bashkohen projektit të mbrojtjes së BE-së

SHBA, Kanadaja e Norvegjia do t`i bashkohen projektit të mbrojtjes së BE-së

Shefi i diplomacisë evropiane, Borrell ka thënë se pjesëmarrja e SHBA-së, Kanadasë dhe Norvegjisë do ta bëjë më frytdhënëse mbrojtjen e BE-së dhe do ta forcojë më shumë sigurinë e saj.

Në mbledhjen që ministrat e Mbrojtjes të Bashkimit Evropian zhvilluan në Bruksel u miratua vendimi që SHBA-ja, Kanadaja dhe Norvegjia t'i bashkohen projektit të Unionit për mbrojtjen e përbashkët.

Në kuadër të përfshirjes së vendeve të treta që nuk janë anëtare të BE-së u vendos që SHBA-ja, Kanadaja dhe Norvegjia të ftohen në projektet e mbrojtjes së përbashkët të BE-së e cila emërtohet si Bashkëpunimi i Përhershëm i Strukturuar (PESCO).

Më parë këto vende kanë theksuar se dëshirojnë të marrin pjesë në projektin "Lëvizshmëria ushtarake" në kuadër të PESCO-s së BE-së. SHBA-ja, Kanadaja dhe Norvegjia do të jenë vendet e para jashtë BE-së që marrin pjesë në një projekt PESCO të BE-së.

Në një deklaratë nga Këshilli i BE-së theksohen mendimet e Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell i cili ka njoftuar se eksperienca e tri vendeve do të kontribuojë tek projektet. Borrell ka thënë se pjesëmarrja e SHBA-së, Kanadasë dhe Norvegjisë do ta bëjë më frytdhënëse mbrojtjen e BE-së dhe do ta forcojë më shumë sigurinë e saj.

Nga vendet që do t'i bashkohen projekteve të PESCO-s, kërkohet që të përmbushin disa kushte. Në mesin e këtyre janë realizimi i marrëveshjeve të cilat njohin mundësinë që interesat e këtyre vendeve të mos bien ndesh me interesat e sigurisë dhe mbrojtjes së BE-së, që të sigurojnë vlerë shtuese për projektin dhe për ndarjen reciproke të informacioneve sekrete.

Projekti "Lëvizja ushtarake" në kuadër të PESCO-s së BE-së, përcaktohet si një platformë strategjike që do të lejojë personelin dhe pajisjet ushtarake të lëvizin shpejt dhe saktë në të gjithë BE-në me rrugën hekurudhore, tokësore, ajrore ose detare.