“Jemi gati për luftë”, eskalon situata mes Anglisë dhe Francës

“Jemi gati për luftë”, eskalon situata mes Anglisë dhe Francës

Presidenti francez Emmanuel Macron ka dërguar një anije të vogël ushtarake drejt Jersey-t për të monitoruar Marinën Mbretërore Britanike ndërsa 100 anije franceze peshkimi kanë bllokuar portin.

Anijet britanike raportohet të jenë të armatosura me topa dhe mitraloza dhe janë duke lundruar “Channel Island” pasi Franca paralajmëroi dje se mund të ndërpresë energjinë elektrike në ishull, që sigurohet kryesisht përmes një kablli nënujor.