Kina vaksinon 290 milionë qytetarë kundër koronavirusit

Kina vaksinon 290 milionë qytetarë kundër koronavirusit

Komisioni Nacional i Shëndetit në Kinë ka bërë të ditur se deri tani atje janë dhënë 290 milionë vaksina kundër koronavirusit.

Kjo thuhet se erdhi sipas një fushate masive për të vaksinuar popullatën kundër koronavirusit, shkruan TASS, transmeton Klan Kosova.

Sipas deklaratës, që nga 5 maji 2021, u bënë gjithsej 289.627 milionë vaksina kundër llojit të ri të koronavirusit. Ndërsa epidemiologu i lartë i Kinës, Zhong Nanshan foli për planet e autoriteteve për të vaksinuar rreth 40 përqind të banorëve të vendit deri në qershor.