09:10 / 07.05.2021
Belgjikë, mbi një milion raste COVID-19 që nga fillimi i pandemisë
Belgjika ka regjistruar më shumë se një milion raste infektimi me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.
“Deri më tani, në vend janë regjistruar 1 003 746 raste të konfirmuara”, thanë zyrtarët belgë.
Shifra është relativisht e lartë për Belgjikën, një komb me rreth 11,5 milionë banorë, e krahasuar me Gjermaninë, për shembull, me 83 milionë banorë dhe 3,47 milionë raste COVID-19.
Numri i të vdekurve në Belgjikë ka arritur në më shumë se 24 000.
Shifrat e infeksionit tani po bien, me 392,2 raste për 100 000 banorë, të regjistruara në një periudhë 14-ditore./atsh























