Tensione detare mes Francës dhe Britanisë
BKT
   Bota

Tensione detare mes Francës dhe Britanisë

Detarët e zemëruar nisën tё shtёnat dhe hynë në portin kryesor të ishullit, në mosmarrëveshjen e parë të madhe midis Francës dhe Britanisë mbi të drejtat e peshkimit pas Brexit.

Anije nga marina mbretёrore e Britanisё dhe anijet franceze patrulluan pranё ishullit Jersey të Kanalit Anglez, ku peshkatarët francezë të zemëruar për humbjen e hyrjes në ujërat e tij u mblodhën nё një protestë detare.

Bashkimi Europian bëri thirrje për qetësi, por gjithashtu akuzoi Britaninë e Madhe për mosrespektimin e kushteve të marrëveshjes tregtare pas Brexit të dakorduar nga të dy palët.

Vendosja erdhi pasi Britania të mërkurën drejtoi dy anije detare, HMS Severn dhe HMS Tamar, për të patrulluar gjithashtu ujërat përreth ishullit, një Varësi e Kurorës Britanike pranë brigjeve të Francës Veriore.

Peshkatarët francezë u futën në ujërat e Jersey për të demonstruar kundër rregullave të reja pas Brexit, sipas tё cilave kërkohet qё kёta tё fundit tё paraqesin aktivitetet e tyre të kaluara të peshkimit, në mënyrë që të marrin një licencë për të vazhduar veprimin në ujërat e ishullit. Komunitetet franceze të peshkimit thonë se disa anije që kanë funksionuar rreth Jersey për shumë vjet, u është kufizuar hyrja papritmas.

Rreth 50 anije nga portet franceze përgjatë bregdetit perëndimor të Normandisë u bashkuan me protestën të enjten në mëngjes, shkruan The Guardian.

Autoritetet franceze thanë se anijet patrulluese u vendosёn për të ndihmuar në çdo emergjencë detare.

Kundërshtarët akuzuan kryeministrin Boris Johnson, për përshkallëzimin e krizës dhe për përdorimin e situatёs si marifet të Ditës së Zgjedhjeve.

Votuesit shkojnë në votime për zgjedhjet lokale dhe rajonale në Angli, Skoci dhe Wales.

Ka pasur periudha të shumta fërkimesh në të kaluarën midis peshkatarëve francezë dhe britanikë.

Zyrtarët e qeverisë së Jersey u takuan me peshkatarët francezë në një përpjekje për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes.