11:33 / 07.05.2021
Mali Everest hapet sërish për alpinistët
Alpinistët gjatë ngjitjes duhet të respektojnë rregullat e distancës dhe të kryejnë matje të rregullta të temperaturës.
Kina ka rihapur shpatin verior të Malit Everest për alpinistët, pasi vitin e kaluar ishte mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
Zyrtarët kinez njoftuan se kanë lejuar që 38 alpinistë të ngjiten në majën e Everestit me kusht që të tregojnë raportet e tyre shëndetësore dhe të vijnë nga rajonet e vendit me rrezik të ulët të infeksionit.
Ndërkohë u theksua se alpinistët gjatë ngjitjes duhet të respektojnë rregullat e distancës dhe të kryejnë matje të rregullta të temperaturës.























