11:46 / 07.05.2021
Di Maio: Të liberalizohen vaksinat, Evropa të jetë më e guximshme
Njoftimi i administratës Biden, në favor të pezullimit të certifikatave të vaksinave është një sinjal shumë i rëndësishëm dhe Italia është e gatshme, pasi Evropa nuk duhet ta humbë këtë mundësi dhe të tregojë se jemi të bashkuar dhe kurajozë, theksoi ministri italian i Punëve të Jashtme, Luigi gi Maio në një mesazh në Facebook për çështjen e vaksinave.
“Nevojitet një akses i lirë për certifikatat e vaksinave antiCOVID-19. Kjo është një garë kundër kohës dhe duhet bashkëpunim nga të gjithë për të shmangur mbingarkesën nga variantet e koronavirusit”, shtoi Di Maio.
”Çdo shtet duhet të ketë të njëjtat mundësi dhe është thelbësore, përballë kësaj emergjence, të liberalizojmë prodhimimin”, theksoi ai./atsh























