Bie dukshëm besimi i rusëve në mesazhin e Putinit, nga fjalimi në Asamble
Nga të dhënat e dala nga hulumtimi i “Levada Center”, shihet që përqindja e rusëve të cilët besojnë që mesazhi i dalë nga fjalimi i presidentit Putin në Asamblenë Federale të Rusisë do të ketë ndikim serioz në jetën e tyre, është ulur dukshëm në krahasim me vitin e kaluar.
Bazuar nga të dhënat e dala nga hulumtimi i “Levada Center”, nga numri i të anketuar që kishin dëgjuan diçka në lidhje me fjalimin e Putin në Asamblenë Federale, 41% besojnë se fjalët e Putin nuk do të ndryshojnë gjendjen në Rusi, deri sa 54% besojnë që mund të ketë ndryshime.
Nëse krahasojmë të dhënat e hulumtimit të këtij viti me të dhënat e vitit të kaluar, vërejmë se ka rritje të konsideruar të përqindjes të atyre që nuk besojnë se fjalimi i Putin mund të sjellë ndryshime. Vitin e kaluar vetëm 34% e rusëve nuk kishin besuar se fjalimi i Putin mund të ndryshoj për të mirë gjendjen në Rusi, deri sa 60% i kishin besuar fjalimit të Putin..
Nga të dhënat e dala nga sondazhi i fundit, më shumë se 71% e të anketuarve kishin dëgjuar të paktën diçka nga fjalimi i Putin. Nga kjo përqindje 24% e kishin shikuar fjalimin, 19% ishin të informuar për përmbajtjen e fjalimit nga mediat, deri sa 29% kishin dëgjuar pjesë të vogla nga fjalimi. Përqindja e rusëve që nuk kishin asnjë njohuri për fjalimin e Putin është 29%.
Vitin e kaluar, përqindja e rusëve që e kishin ndjekur fjalimin e Putin në parlament, fjalim i cili kishte të bënte me ndryshimet kushtetuese ishte më e madhe. Për fjalimin e Putin kishin njohuri 78% e të anketuarve, derisa 22% nuk e kishin ndjekur fare.























