Merkel skeptike për heqjen e certifikatave mbi vaksinat
BKT
   Bota

Merkel skeptike për heqjen e certifikatave mbi vaksinat

Kancelarja gjermane, Angela Merkel reagoi me skepticizëm për iniciativën amerikane për të hequr përkohësisht certifikatat mbi vaksinat në kuadër të përshpejtimit të shpërndarjes globale, njoftoi “Süddeutsche Zeitung” duke cituar një zëdhënës të qeverisë.

“Mbrojtja e pronës intelektuale është një burim inovacioni dhe duhet të mbetet i tillë në të ardhmen”, deklaroi burimi.

Faktori kufizues në prodhimin e vaksinave janë kapacitetet prodhuese dhe standardet e larta të cilësisë, jo certifikatat”, shtoi zëdhënësi i Merkel për SZ.

“Ne punojmë në disa fronte prandaj si mund të bëhet kjo në Gjermani dhe në BE, por edhe në nivel global për të përmirësuar kapacitetin e prodhimit dhe kjo bëhet gjithashtu nga kompanitë e përfshira”, shtoi ai, duke nënvizuar gjithashtu se propozimi i SHBA-së do të kishte implikime thelbësore për prodhimin e vaksinave në përgjithësi./atsh