Johnson: Progresi elektoral shumë inkurajues
Kryeministri britanik, Boris Johnson përshëndeti sot rezultatet e para të votimit të ditës së djeshme në Britaninë e Madhe, me fitoren triumfuese të konservatorëve, të vendit të Hartlepool, në Anglinë veri-lindore, por gjithashtu edhe për avancimin e përgjithshëm të partisë së tij pas numërimit të 20 këshillave lokalë nga 143.
“Shifrat janë shumë inkurajuese për ne”, komentoi kryeministri.
“Prioritetet e qeverisë tonë janë rimëkëmbja pas pandemisë dhe prioritetet e popullit”.
Partia Konservatore e kryeministrit britanik, Boris Johnson rrëmbeu një vend historikisht të majtë nga opozita, në një zgjedhje të tensionuar në Angli.
Kandidati i Partisë Konservatore, Jill Mortimer fitoi vendin e Hartlepool, në Anglinë veri-lindore, me një shumicë të madhe, duke mundur kandidatin e opozitës së Partisë Laburiste, Paul Williams.
Ai e përshkroi atë si një arritje “me të vërtetë historike”.
Është hera e parë që nga krijimi i saj, në 1974, që vendi është fituar nga një politikan konservator.
Ajo ishte mbajtur më parë vetëm nga laburistët ose, në një moment, nga një kandidat që garonte si i pavarur./atsh























