MacBook Air i ri vjen me shumë ngjyra, frymëzuar nga iMac i fundit

MacBook Air i ri vjen me shumë ngjyra, frymëzuar nga iMac i fundit

Brezi i ardhshëm i Apple MacBook Air do të ndjekë gjurmët e M1 iMac me një sërë opsionesh të ngjyrave ‘të gjalla’, thuhet sipas rrjedhësit serik të produkteve të Apple, John Prosser.

Në raportimin e tij të fundit të quajtur Front Page Tech, Prosser – i cili me saktësi zbuloi në shkurt se Apple po planifikonte të lansonte një iMac të ri me një ndryshim të madh të dizajnit – pretendon se MacBook i ardhshëm i Apple gjithashtu do të ketë një ndryshim shumëngjyrësh.

Burimi, i cili është i njëjti person që i dha Prosser informacion në lidhje me ngjyrat e M1 të iMac të Apple, pretendon të ketë parë një prototip blu të MacBook që thotë se duket “absolutisht i mahnitshëm”.