BE arrin marrëveshjen me Pfizer, porositen 1.8 miliardë doza të vaksinës
BKT
   Bota

BE arrin marrëveshjen me Pfizer, porositen 1.8 miliardë doza të vaksinës

Komisioni Evropian ka arritur një marrëveshje me BioNTech / Pfizer për të blerë deri në 1.8 miliardë doza shtesë të vaksinës së tyre Covid-19, njoftoi të shtunën (8 maj) Presidentja Ursula von der Leyen.

"Jam e lumtur të njoftoj se Komisioni Evropian sapo ka aprovuar një kontratë për 900 milion doza të garantuara," shkroi von der Leyen në Twitter.

Për më tepër, marrëveshja lejon shtetet e BE të blejnë edhe 900 milion doza të tjera, shtoi ajo.

"Kontrata të tjera dhe teknologji të tjera të vaksinave do të ndiqen", shkroi von der Leyen.

Kontrata e re, e cila ka mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së, do të përfshijë jo vetëm prodhimin e vaksinave, por gjithashtu sigurimin që të gjithë përbërësit thelbësorë të vijnë nga BE.