Të paktën nëntë persona të vdekur pas të shtënave në Kazan
BKT
   Bota

Të paktën nëntë persona të vdekur pas të shtënave në Kazan

Raportimet nga Kazani, kryeqyteti i Republikës së Tatarstanit në Rusi, kanë bërë të ditur se të paktën nëntë persona kanë vdekur si pasojë e të shënave me armë zjarri dhe shpërthimit në një shkollë.

Në mesin e viktimave ka fëmijë dhe është edhe një mësuese.

Sipas mediave, shpërthimi ka ndodhur në shkollën me numër 175, para se të paktën dy persona të nisnin sulmet.

Një nga sulmuesit është raportuar të jetë qëlluar për vdekje nga policia, derisa të paktën një tjetër vazhdon të mbetet brenda shkollës, duke mbajtur një numër personash si pengje.

Në disa raportime është thënë se një sulmues, i përshkruar si adoleshent, është zënë.

Zona është rrethuar nga zyrtarë për zbatim të ligjit derisa nxënësit bashkë me mësuesit janë duke u evakuuar përmes dritareve.

Shkolla, me lokacion në rrugën Dzhaudat Faizi, ka më shumë se 1,000 nxënës.