Lista e diplomatëve rusë të dëbuar nga Çekia
Ministrja Çeke e Financave Alena Schillerova, tha se Republika Çeke planifikon që t’i kërkojë nga Rusia 47 milionë dollarë, si kompensim për dy shpërthimet fatale në depot e municioneve ushtarake në Vrbetice në vitin 2014.
Masat e para që qeveria çeke i ka ndërmarrë deri me tani në lidhje me shpërthimet në depot e municioneve ushtarake në Vrbetice, janë dëbimi i 18 diplomatëve rusë.
Në anën tjetër, Ministrja Çeke e Financave Alena Schillerova, tha se Republika Çeke planifikon që t’i kërkojë nga Rusia 47 milionë dollarë, si kompensim për dy shpërthimet fatale në depot e municioneve ushtarake në Vrbetice në vitin 2014.
Sipas Schillerova, Praga planifikon të kërkojë kompensim brenda kornizës së ligjeve ndërkombëtare, sepse procedimi penal do të zgjaste shumë, çka do të ndikonte në vonimin e kompensimit të dëmeve. Shuma prej 47 milionë dollarë është vetëm vlerësim paraprak dhe ka mundësi që pas vlerësimeve të mëtejme të dëmeve kjo të rritet.
Në lidhje me çështjen, ligjvënësi çek, Ondrej Beneshik, u shpreh se do të jetë vështirë që të shtyjnë Rusinë që të paguajë kompensimin, pasi që kjo do të thotë pranim të fajit, por ai beson se Çekia duhet të fillojë procedurat e kërkimit të kompensimit edhe për të treguar se Çekia më nuk do të tolerojë kësolloj situata.
Edhe pse qeveritë nuk bëjnë publike emrat e diplomatëve të dëbuar, mediat çeke kanë arritur të mësojnë identitetin e diplomatëve rusë të dëbuar. Për më shumë keni listën e diplomatëve rusë të dëbuar nga Çekia:
Aleksandr Antonov
Aleksey Kolmakov
Maksim Kraylin
Andrey Makarenko
Aleksey Tryakin
Anton Belov
Aleksandr Dudnik
Konstantin Shevchuk
Yevgeniy Golikov
Yuriy Yegorov
Dimitriy Moskovkin
Viktor Budyak
Aleksandr Movchan
Mariya Vershinina
Konstantin Andryukhov
Mikhail Labzin
Sergey Solodukhin
Valeriy Terentiyev.























