Australia mbyll kufijtë ndërkombëtarë deri në 2022

Australia mbyll kufijtë ndërkombëtarë deri në 2022

Australianët nuk do të mund të udhëtojnë jashtë vendit të paktën deri në mes të vitit 2022, një ndryshim drastik me vendimin e qeverisë në fillim, e cila tha se vendi do të rihapte kufijtë në tetor të këtij viti.

Vitin e kaluar qeveria tha se do të rihapte kufijtë brenda tetorit pasi pothuajse e gjithë popullsia e rritur është vaksinuar. Sidoqoftë, ky afat kohor tani është shtyrë  pasi  fushata e vaksinimit është shumë e ngadaltë për shkak të mungesës së furnizimit dhe skepticizmit ndaj vaksinave.

Sigurisht që ky vendim mund të ndryshojë nëse vendi regjistron raste të reja me Covid ose të ndonjë varianti të rrezikshëm. Në fundjavë, Kryeministri Scott Morrison tha se kufijtë do të qëndronin të mbyllur për një periudhë të pacaktuar për të mbrojtur australianët.