BE kërkon fundin e menjëhershëm të dhunës mes izraelitëve dhe palestinezëve

BE kërkon fundin e menjëhershëm të dhunës mes izraelitëve dhe palestinezëve

Dhuna në Rripin e Gazës dhe Jeruzalemin Lindor duhet të ndërpritet menjëherë, theksoi zëdhënësja e shefit të diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell.

“Lëshimi i raketave që nga Rripi i Gazës mbi popullsinë civile në Izrael është plotësisht i papranueshëm dhe ushqen një përkeqësim të situatës”, shtoi zëdhënësja në një komunikatë.

Sulmet me raketa, sulmet vdekjeprurëse kundër Hamasit, përplasjet midis oficerëve të policisë dhe demonstruesve palestinezë në Jeruzalem, Izraeli dhe palestinezët janë të përfshirë në një nga përshkallëzimet më të mëdha të dhunës në vitet e fundit, raporton ATSh.

BE ka bërë thirrje të përsëritura për të dy palët.

“Shpërthimi i dhunës në Cisjordaninë e pushtuar duke përfshirë Jeruzalemin Lindor, si dhe Gazën dhe rrethinat e saj, duhet të marrë fund menjëherë”, theksoi ajo.

“Të gjithë udhëheqësit kanë një përgjegjësi për të vepruar kundër ekstremistëve. Statusi quo i vendeve të shenjta duhet të respektohet plotësisht”, shtoi ajo.