Bie nën 1 mijë numri i infeksioneve në Austri

Bie nën 1 mijë numri i infeksioneve në Austri

Për të dytën ditë me radhë, numri i infeksioneve në Austri ka rënë nën 1 mijë raste të lajmëruar. Edhe numri i pacientëve në kujdesin intensiv vazhdon të bjerë

Austria është në prag të hapjes së madhe të pothuajse të gjithë sektorëve, derisa numri i të infektuarave me koronavirus është në rënie. Nëse vazhdohet me këtë trend, atëherë incidenca shtatë ditore për 100.000 banorë do të jetë nën 90, raporton vienna.at.

Raporti i ditës së martë ka treguar se kishte vetëm 870 infeksione të reja në 24 orët e fundit por për fat të keq kishte 21 vdekje. Përderisa numri i rasteve pozitive bie, numri i të vdekurve mbetet ende i lartë, por që gradualisht ka rënie. Për krahasim: të martën e javës së kaluar, më 4 maj 2021, autoritetet shëndetësore në Austri kanë raportuar 1,394 infeksione të reja dhe 31 vdekje.

Në përgjithësi, në Austri aktualisht ka 14,641 raste aktive, ose thënë ndryshe 1,422 më pak se të hënën.

Situata është e relaksuar edhe në  spitale. 1,218 njerëz janë duke u trajtuar aktualisht në spital për infeksione SARS-CoV2, 36 më pak se të hënën. 366 pacientë kishin nevojë për trajtim intensiv mjekësor për shkak të Covid-19. Ky numër gjithashtu u ul me 20 brenda 24 orëve dhe u ul me 93 pacientë brenda një jave. Në shtatë ditët e fundit, ka pasur 122 vdekje. Që nga fillimi i pandemisë, 10,413 persona kanë humbur jetën nga infeksion Covid -19, domethënë 117 persona për 100,000 banorë, përcjell albinfo.at

Një fakt tjetër interesant është se, që nga fillimi i pandemisë, në Austri janë kryer saktësisht 9.179.533 teste për Covid-19. Përgjatë kësaj kohe, 632.766 persona në Austri janë dalë me test pozitiv ndërsa 607.712 persona tashmë janë shëruar nga infeksioni. Brenda 24 orëve të fundit, të rikuperuar janë 2.271 persona.