Netanyahu: Hamasi do ta paguajë shtrenjtë sulmin

Netanyahu: Hamasi do ta paguajë shtrenjtë sulmin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të martën mbrëma se "ekstremistët në Rripin e Gazës" do të paguajnë një çmim shumë të lartë pas sulmit në territorin izraelit.

"Hamas dhe xhihadistët islamikë po paguajnë dhe do të paguajnë një çmim të lartë për luftën e tyre," tha Netanyahu në një fjalim të përbashkët me ministrin e Mbrojtjes.

Ai tha se forcat izraelite të sigurisë do të vazhdonin fushatën kundër Hamasit, por ai shtoi se beteja do të merrte kohë, raporton Jerusalem Post.

Ministri i Mbrojtjes Benny Ganz tha se Izraeli ka të drejtë dhe detyrim të veprojë dhe se do të vazhdojë me veprimet. Ai paralajmëroi se sulmi në Gaza ishte vetëm fillimi.

Hamasi palestinez njoftoi të martën mbrëma se shkrepi më shumë se 130 raketa në drejtim të Tel Aviv në përgjigje të sulmit ajror izraelit në të cilin u shkatërrua një ndërtesë banimi në Gaza.