72% e rasteve në SHBA janë të infektuar me variantin britanik

72% e rasteve në SHBA janë të infektuar me variantin britanik

Më shumë se 72% e rasteve në Shtetet e Bashkuara janë varianti B.1.1.7 i identifikuar fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një njoftimi nga shefja e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

“Në Shtetet e Bashkuara qarkullojnë variante të shumta të virusit”, tha Dr. Rochelle Walensky në një intervistë me CNBC të regjistruar të Premten.

“B.1.1.7, i njohur si varianti i Mbretërisë së Bashkuar është tani virusi më mbizotërues në Shtetet e Bashkuara.”

“Mbi 72% të sekuencave lidhen me atë variant,” tha ajo.

Walensky gjithashtu tha se përhapja e variantit thekson rëndësinë e mbajtjes në kontroll të Covid-19 globalisht, duke vazhduar me fushatën e vaksinimit për të penguar zhvillimin e varianteve të reja.