“Vrasje barbare”, 20-vjeçarja britanike ekzekutohet në Athinë

“Vrasje barbare”, 20-vjeçarja britanike ekzekutohet në Athinë

Një 20-vjeçare britanike është torturuar dhe vrarë para vajzës së saj 11-muajshe në Greqi, ku jetonte së bashku me bashkëshortin e saj shtetasin grek, Babis Anagnostopoulos.

Caroline Crouch u vra teksa ishte në një shtëpi në Glyka Nera të Athinës mëngjesin e së martës. Sipas policisë greke, 3 persona të armatosur hynë në shtëpinë e familjes rreth orës 05:00 të mëngjesit, lidhën 33-vjeçarin, torturuan për rreth një orë 20-vjeçaren për të treguar se ku ndodheshin gjërat me vlerë, para se ta vrisnin.

Sipas policisë, autorët kanë marrë stoli me vlerë rreth 21 mijë paund dhe 13 mijë paund “cash”.

“Një krim i rëndë i kryer me egërsi të skajshme. Një barbarizëm i tillë është i rrallë për Greqinë”, tha Theodoros Kronopulos, një zëdhënës i policisë greke.

Ndërkohë, policia greke ka bërë të ditur se ofron 300 mijë euro për ata që japin informacione për autorët e kësaj ngjarje të rëndë.