Belgjika lehtëson masat në qershor
BKT
   Bota

Belgjika lehtëson masat në qershor

Kryeministri belg Aleksandër de Croo ka publikuar një plan rihapjeje gjatë verës, duke rihapur fillimisht baret dhe restoranet në ambientet e mbyllura nga 9 Qershori.

Belgjika do të lehtësojë masat anti-Covid, sipas një njoftimi nga kryeministri vendit. Kryeministri belg Aleksandër de Croo ka  publikuar një plan rihapjeje gjatë verës, duke rihapur fillimisht baret dhe restoranet në ambientet e mbyllura nga 9 Qershori.

Gjithashtu do të lejohet grumbullimi i personave me një kapacitet prej 200 vetash. Rikujtojmë se kafeteritë dhe restoranet filluan shërbimin në ambiente të hapura të shtunën e kaluar. Kryeministri tha se faza tjetër përfshin zgjerimin e fushatës së vaksinimit dhe një numër nën 500 të personave të shtruar në kujdesin intensiv. Fazat e tjera priten të vihen në zbatim në korrik dhe gusht.

Belgjika ka regjistruar 1,020,332 raste dhe 24,609 viktima që nga fillimi i pandemisë.